Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Manja: Do të mbyllim burgjet e komunizmit!

Ministri Manja: Do të mbyllim burgjet e komunizmit!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sot tek Ligjet deklaroi se ka nisur puna për mbylljen e burgjeve ku kryheshin dënimet në periudhën e komunizmit.

Nga strukturat do të mbyllet burgu i Tepelenës, Burreli dhe 302 tek Mine Peza.

“Kemi mbyllur institucione të vuajtjes së dënimit dhe do t’i vazhdojmë në perspektivë t’i mbyllim të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit që kemi trashëguar nga koha e komunizmit. Në perspektivë, sepse kanë një masterplan burgjet, do të mbyllet Tepelena, do të mbyllet Burreli, do të mbyllet edhe 302 tek Mine Peza. Janë institucione të vuajtjes së dënimit të trashëguara nga koha e komunizmit.

Janë struktura të amortizuara që neve na kushtojnë mirëmbajtje.

Nuk po hapim institucione të reja. Kukësi zëvendëson atë të trashëguar nga sistemi që kishim, por e transformojmë në një institucion të ri modern, për t’i shërbyer zonës, sistemit, por edhe Kosovës”, tha ministri./M.K-dritare.net