Foto/ Meta dhe Thaçi, bashkë te Gjiri i Lalëzit
E Enjte 9 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka takuar sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacollin. Takimi u zhvillua te Gjiri i Lalëzit.
Meta ka postuar në Facebook disa foto nga takimi me Thaçin dhe Pacollin ndërsa shprehet se, kaluan disa orë të bukura dhe frymëzuese.
"Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese.", shkruan Meta.
Presidenti Thaçi ka vendosur ta kalojë fundjavën në Shqipëri, para se të niset në Hagë të hënën për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës./K.C/dritare.net