Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship 2026

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Akademia shqiptare e Brazilian Jiu-Jitsu konfirmon nivelin elitar në Europë
Shqipëria ka fituar medalje ari në IBJJF European Championship 2026, turneu më prestigjioz dhe më i vështirë i Brazilian Jiu-Jitsu në Europë, i zhvilluar në Lisbonë, ku përballen sportistët më të fortë nga e gjithë bota. Në këtë arenë të nivelit më të lartë, akademia shqiptare e Brazilian Jiu-Jitsu është paraqitur me dinjitet dhe rezultate konkrete, duke rikthyer një tjetër sukses ndërkombëtar për sportin shqiptar.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Akademia, e cila prej vitesh përfaqëson Shqipërinë në garat më të forta europiane dhe botërore të BJJ-së, u paraqit në këtë kampionat me pesë sportistë, ku spikati performanca e Dardan Spahise, i cili u shpall kampion europian në kategorinë white belt – juvenile.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Spahia dominoi të gjitha ndeshjet e tij, duke fituar çdo duel me finalizim. Ai siguroi dy fitore me mbytje “Ezekiel Choke”, ndërsa finalen e mbylli me një “Triangle Choke” të fortë, duke treguar qetësi, vetëbesim dhe potencial të madh për të ardhmen.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Në kategorinë blue belt – adult, Ferhat Gjika arriti fitore në ndeshjen e parë me një Armbar të luftuar fort, por në ndeshjen e dytë ritmi i ulët dhe pasiviteti ndikuan në rezultatin përfundimtar. Edon Shehu nisi garën me një fitore bindëse përmes “Triangle Choke”, por u ndal në ndeshjen e dytë pas një skualifikimi për pozicion të palejuar të këmbës. Dennis Sejdia dominoi ndeshjen e parë duke fituar me “Rear Naked Choke”, por në të dytën një moment nënvlerësimi i sulmit të kundërshtarit i kushtoi vazhdimin në turne.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Në kategorinë brown belt – adult, Albjona Agolli u ndal që në ndeshjen e parë, pas një barazimi me pikë dhe humbjeje me vendim arbitri, si pasojë e një strategjie të gabuar.

Ekipi shpreh respekt për Elert Shaban dhe Sazan Zaimin, të cilët nisën kampin përgatitor si pjesë e skuadrës garuese, por nuk arritën të garojnë për shkak dëmtimesh. Falënderime shkojnë gjithashtu për sportistët Mirjon Shalari, Samuel Maloku dhe Xhodi Hysa, që kontribuan në përgatitjet gjatë kampit stërvitor.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Një falënderim i veçantë i drejtohet trajnerit Rezart Spahia, i cili udhëhoqi kampin stërvitor dhe shoqëroi ekipin në Lisbonë, si dhe trajnerit Olsi Zaimi për kontributin e tij në përgatitjet teknike të sportistëve.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

“Performanca jonë nuk ishte perfekte, por ishte reale. Ky është sporti elitar. Ne nuk shkojmë në turne për pjesëmarrje, por për t’u përballur, për të mësuar dhe për t’u rritur,” thuhet në reagimin e akademisë pas garës.

Medalje ari për Shqipërinë në IBJJF European Championship

Akademia shqiptare e Brazilian Jiu-Jitsu vijon të sfidojë veten në arenat më të mëdha europiane, aty ku niveli është maksimal dhe presioni real – si e vetmja rrugë për zhvillim dhe sukses afatgjatë./ dritare.net