Na ndiqni edhe në

Bota

Djali i David dhe Victoria Beckham ndërpret marrëdhëniet me prindërit: Boll më!

Djali i David dhe Victoria Beckham ndërpret marrëdhëniet me

Për disa orë këtë javë, vëmendja e rrjeteve sociale u përqendrua pothuajse tërësisht te Brooklyn Peltz Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, pas një serie postimesh në Instagram ku ai akuzoi publikisht prindërit e tij për manipulim mediatik dhe përpjekje për të dëmtuar martesën e tij me aktoren Nicola Peltz.

Në gjashtë postime në Instagram Stories, Brooklyn deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen e tij, duke i akuzuar ata për krijimin e “marrëdhënieve jo të vërtetë” në rrjetet sociale dhe për sjellje që, sipas tij, kanë qenë pjesë e jetës së tij që nga lindja. Me këtë deklaratë, ai hyri në debatin gjithnjë e më të përhapur, veçanërisht mes brezit Z, për ndërprerjen e plotë të kontakteve me familjarë të konsideruar toksikë.

Debati mbi këtë praktikë është i ndezur në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, ku të rinjtë shpesh mbështesin njëri-tjetrin për vendime të tilla, ndërsa prindërit shprehin konfuzion dhe vështirësi për të kuptuar arsyet, shpesh të artikuluara me terma si “gaslighting” apo “prindërim narcisist”.

Sipas Karl Pillemer, profesor i zhvillimit njerëzor në Universitetin Cornell megjithëse ka më shumë vëmendje publike ndaj këtij fenomeni, nuk ka të dhëna që tregojnë rritje reale të rasteve. Ai citon një studim të vitit 2020, sipas të cilit 27% e amerikanëve mbi 18 vjeç kanë ndërprerë kontaktet me një anëtar të familjes, shumica e të cilëve e përjetojnë këtë ndarje me dhimbje.

Pillemer thekson se sot të rinjtë marrin më shumë mbështetje në rrjetet sociale kur ndërpresin marrëdhëniet familjare, ndërsa ekziston një hendek i madh mes pritshmërive të brezave për marrëdhënien prind–fëmijë. Megjithatë, ai paralajmëron se zgjidhja e konflikteve familjare përmes rrjeteve sociale nuk është rruga e duhur, pasi “këto gjëra mbeten përgjithmonë”.

Djali i David dhe Victoria Beckham ndërpret marrëdhëniet me

Rasti Beckham ka ngjallur interes të madh edhe për shkak të statusit të familjes si një nga dinastitë më të njohura të showbiz-it. David Beckham, ish-kapiten i Anglisë, dhe Victoria Beckham, ish-anëtare e grupit Spice Girls, janë konsideruar për vite me radhë si një çift model. Brooklyn, i lindur në kulmin e famës së tyre, ka kërkuar ndër vite identitetin e tij profesional si model, fotograf, barist dhe kuzhinier aspirant.

Marrëdhëniet mes familjes Beckham dhe Brooklyn Peltz Beckham nisën të përfliten si të tensionuara pas martesës së tij me Nicola Peltz në vitin 2022. Megjithëse aktorja mohoi publikisht një përçarje me vjehrrit, postimet e fundit të Brooklyn konfirmuan se marrëdhëniet janë përkeqësuar ndjeshëm.

Djali i David dhe Victoria Beckham ndërpret marrëdhëniet me

“Po mbroj veten për herë të parë në jetën time”, shkroi ai, duke shënuar një kthesë të fortë publike ndaj familjes së tij.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje faktin se edhe pas famës, pasurisë dhe jetës nën dritën e reflektorëve, konfliktet familjare mund të jenë po aq të dhimbshme dhe shkatërruese sa për çdo familje tjetër./L.F-dritare.net