Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meçe: Na duhet opozita, demokracia shqiptare është në krizë!

Meçe: Na duhet opozita, demokracia shqiptare është në

Në një analizë të situatës aktuale politike, analisti dhe inxhinieri Arben Meçe i ftuar në DritareTv në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku argumenton se Shqipëria vuan nga një problem themelor: mungesa e dialektikës politike. Duke u nisur nga parimet filozofike, Meçe shpjegon se zhvillimi në çdo fushë, përfshirë politikën, buron nga 'lufta e të kundërtave'. Pa një opozitë të fuqishme që sfidon dhe balancon pushtetin, sistemi politik mbetet në vend.

'Në Shqipëri ka humbur dialektika,' thekson ai, duke shtuar se pa këtë përplasje idesh dhe alternativash, nuk mund të ketë zhvillim real. Ai argumenton se një shoqëri natyrshëm ndahet në dy pole, një pro-qeverisë dhe një opozitar, dhe detyra e partive politike është të përfaqësojnë këto pole. Sipas Meçes, problemi kryesor sot është se pjesa opozitare e shoqërisë shqiptare nuk po gjen përfaqësimin e duhur. Kjo prishje e balancës dialektike ka sjellë një krizë në funksionimin e demokracisë, ku pushteti nuk kontrollohet dhe opozita ka rënë në nivele minimale përfaqësimi, duke krijuar një vakum të rrezikshëm për të ardhmen e vendit./dritare.net