Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mashtroi përmes postës ADEX duke fituar 3 mln euro, arrestohet 46-vjeçarja në Korçë!

Mashtroi përmes postës ADEX duke fituar 3 mln euro, arrestohet

Alma Beqiri, 46 vjeçe, agjente e shërbimeve postare private është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare.

Policia ka njoftuar se 46 vjeçarja dyshohet që përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare.

Sipas burimeve për media bëhet me dije se denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt kësaj poste. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.

Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite.

Posta kishte marrëveshje me kompani private që operonin online. Në momentin që dorëzonte materialet e dërguara, paratë e shërbimit nuk shkonin në llogari të postës por për llogari të vetë agjentes.

Sipas policisë përgjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro" informoi sot policia e Korçës.
Sigurimi këtyre fitimeve të mëdha janë dukur dhe në jetesën ndryshe që 46 vjeçarja kishte filluar të bënte në këto dy vite, informon gazetari i Report TV në Korçë, Armand Braho.

Policia thotë se të ardhurat investoheshin blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Operacioni policor u kodua "Postmail" dhe u finalizua pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja./A.ZH-dritare.net