Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Maldrita Bardho fiton mandatin në Fier, por heq dorë: Ia lë vendin Zegjine Çaushit, që e meriton!

Maldrita Bardho fiton mandatin në Fier, por heq dorë: Ia lë

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, Maldrita Bardho ka dalë fituese dhe e konfirmuar si një nga kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste. Por pavarësisht këtij rezultati, Bardho ka njoftuar sot se nuk do ta marrë mandatin e deputetes.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe vlerësimin, por deklaroi se kishte marrë një vendim të rëndësishëm para rinumërimit dhe që sot iu përforcua: të mos jetë pjesë e Kuvendit, por të vijojë kontributin e saj në Partinë Socialiste dhe në Lushnje, jashtë parlamentit.

Ajo njoftoi gjithashtu se do t’ia lërë me kënaqësi vendin Zegjine Çaushit, një kandidate që, sipas saj, “ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën sesa për veten”, dhe që është përballur me sulme të padrejta nga politika e vjetër.

“Zegjinesë, nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota, i përket zëri i të rinjve dhe i vajzave në Kuvend,” – shkruan Bardho.

Postimi i plotë!

"Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.
Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.
Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.
Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!"/dritare.net