Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Majko: Esat Pasha, simboli i keqpërdorjes së interesave kombëtare!

 Majko: Esat Pasha, simboli i keqpërdorjes së interesave

Në përvjetorin e vrasjes së Esat Toptanit, Minsitri për Diasporën, Pandeli Majko, shkruan se ai është simboli i keqpërdorjes së interesave kombëtare! Toptani, shkruan Majko, vendosi interesin e pushtetit personal, mbi atë kombëtar.

“Sot (13 qershor) është përvjetori e vrasjes së Esat Toptanit i cili do të mbetet një figurë kontraverse. Ai është simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar.

Esat Pashë Toptani në Luftën e Parë Botërore ishte palë me fitimtarët. Në historinë politike të shqiptarëve Esat Pashë Toptani ishte produkt i kundërshtive të interesave ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.

Esat Pashë Toptani mbivendosi interesin e pushtetit personal mbi atë kombëtar. Ai u dënua nga pasardhësit por u ndoq në mungesën e skrupujve që ai përcoi në luftën e pushtetit.

 Majko: Esat Pasha, simboli i keqpërdorjes së interesave

Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e konfliktit politik në pluralizmin e kohës. Me vrasjen e atentatorit të tij, Avni Rustemit, u realizua përplasja e palëve që ishin bashkë në parlamentin e kohës së post-pavarësisë. Për historinë politike të Shqipërisë filloi kapitulli që opozita zhvillohej në migrim…

Varri i Esat Pashës ndodhet në varrezat e ushtarëve serbë në Francë. Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Vulin vendosi lule në varrin e Esat Pashë Toptanit për ripohuar standartin e Begradit për miqësinë me shqiptarët.

 Majko: Esat Pasha, simboli i keqpërdorjes së interesave

Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali”, shkruan Majko në facebook-un e tij./L.F-dritare.net