Ish-ministri i Kurtit, Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit
E Hënë 27 Tetor 2025, 13:01
Dritare.net

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, është emëruar në krye të Portit të Durrësit. Vendimi është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Aliu dha dorëheqjen nga posti i ministrit më 27 gusht të këtij viti, një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Parlamentit.
Më herët zoti Aliu kishte theksuar se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore që e shtyu të largohej nga detyra ministrore.
Drejtimi i portit nga një personazh i rëndësishëm i politikës së Kosovës, është edhe një hap jo vetëm simbolik drejt punës së përbashkët Shqipëri- Kosovë, nën drejtimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
/L.F-dritare.net