Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe ironizon opozitën: 2 orë e 40 minuta shkuan kot!

Braçe ironizon opozitën: 2 orë e 40 minuta shkuan kot!

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar opozitën për zvarritjen që i bënë raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë me argumentin se duhet të parashtrojnë pyetje edhe me zë.

Braçe ironizon opozitën: 2 orë e 40 minuta shkuan kot!

Teksa ka ndarë disa pamje nga brenda Kuvendit ndërsa seanca është ndërprerë, deputeti thotë se rreth 3 orë kohë iku duke pritur që të vendosin për një kërkesë të tillë. Më tej ai thumbon teksa thotë se prokurori mund të pyetet për çështje konkrete, përfshirë edhe të atyre që janë në Kuvend, në gjykatë.

“2 orë e 40 minuta kot, pa punë duke pritur të vendosin do e pyesin me zë prokurorin apo jo!! Në fakt, prokurorin për çështje konkrete edhe tënden, e pyet në gjykatë jo këtu!”, ka shkruar Braçe./dritare.net