Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lamallari mban fjalimin e parë si ministër Drejtësie: Ja prioritet kryesor!

Lamallari mban fjalimin e parë si ministër Drejtësie: Ja

Besfort Lamallari ka folur për herë të parë si ministër i Drejtësisë, ku ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe paraardhësin e tij Ulsi Manja.

Lamallari gjithashtu ka deklaruar se marrja e angazhimeve kundrejt Bashkimit Europian, do të jenë detyrat kryesore të tij si Ministër i Drejtësisë.

“Shumë faleminderit zoti kryeministër për besimin e dhënë. Ju siguroj që do të ndjek të njëjtën praktikë më stafin tim, për të inkurajuar të gjithë ata që ndajnë të njëjtat cilësi për realizimin e programit qeverisës.

Falenderoj publikisht ministrin Ulsi Manja për punën e bërë por edhe për bisedat që në kemi pasur gjatë këtyre ditëve, të cilat ma bëjnë mjaft komode marrjen e stafetës prej tij.

Një burrë i mençur më ka thënë që të duhet një ekip për të bërë sukses, ose një sukses për të bërë një ekip. Unë kam dëgjuar po parë edhe vetë punën përgjatë komisionit të Integrimit europian për kapitujt 23 dhe 34, dhe do doja ta shikoja të njëjtën aktivitet, profesionalizëm dhe shpejtësi për të arritur prioritet e qeverisë shqiptare dhe angazhimet e marra ndaj Bashkimit Europian.

Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës.

Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës”. tha Lamallari./E.P-dritare.net