Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ministria e Drejtësisë ka mbetur në Dibër!

Rama: Ministria e Drejtësisë ka mbetur në Dibër!
Ne foto Edi Rama me ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari,

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke theksuar prioritetet e këtij institucioni për periudhën 4-vjeçare të qeverisë.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te një detaj interesant, që siç tha ai, nuk e kishte ditur më parë.

Ai zbuloi se drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë ka mbetur përsëri në duart e një dibrani.

“Dua t’ia kaloj fjalën ministrit të ri, por para se ta bëj këtë, dua t’ju them një fakt që nuk e kam ditur më parë dhe që e kam mësuar shumë vonë. Kam mësuar se gjithsesi, drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibrë,” - tha Rama/E.P-dritare.net