
Rama nga QSUNT: Rama: Shqipëria do të tërheqë edhe mjekë të huaj
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë ministren e re të Shëndetësisë, mjeken Evis Sala. Prezantimi u bë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku Rama vuri theksin te nevoja për transformimin e këtij institucioni në një qendër të standardeve më të larta.
“Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza duhet të synojë të bëhet pjesë e 500 spitaleve më të mira në botë,” deklaroi Rama, duke theksuar se sistemi shëndetësor shqiptar ka nevojë për një vizion të ri zhvillimi.
Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se një nga objektivat kryesore është tërheqja e mjekëve jo vetëm shqiptarë që punojnë jashtë vendit, por edhe profesionistëve të huaj. “Synimi ynë nuk duhet të jetë vetëm rikthimi i mjekëve shqiptarë, por krijimi i një ambienti tërheqës edhe për mjekë të huaj,” tha Rama./L.F-dritare.net

















