
Kuvendi nis me debate, Bardhi kërkon ndërprerjen e seancës. Ja pse!
Dritare.net
Në nisje të seancës së sotme paramentare, deputetët e opozitës janë përplasur me mazhorancën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës me pretendimin se ka mungesë kuorumi dhe se duhet minimumi një numër prej 70 deputëtësh në sallë. Me këtë pretendim, ai kërkoi që të ndërpritet seanca dhe të thirren deputetët.
“Kur nis mbledhja e Kuvendit duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën. Njoftoni deputetët tuaj të vijnë në seancë plenare dhe më as fillojmë punën e kuvendit. Nëse më pas nuk iu vijnë deputetët, ky është problemi juaj.”, deklaroi Bardhi, i cili më pas mori edhe përgjigjen nga kryetarja e Kuvendit.
“Unë nuk detyroj askënd as grupin tënd dhe as të maxhorancës.”, u shpreh Spiropali./K.C/dritare.net

















