Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi mblidhet dy herë sot, pritet të votohet për nismën e PD-së për shkarkimin e Peleshit!

Kuvendi mblidhet dy herë sot, pritet të votohet për nismën e

Kuvendi mblidhet sot dy herë. Në seancën e parë, në orën 10:00, do të shqyrtohet nisma e opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. PD akuzon Peleshin për pesë shkelje të rënda të rregullores, kryesisht gjatë seancave të 16 dhe 18 shtatorit, që lidhen me ndryshimin e rregullores parlamentare dhe moszhvillimin e debatit për programin qeverisës “Rama 4”. Sipas demokratëve, Peleshi ka shkelur afatet për thirrjen e mbledhjeve, ka kufizuar të drejtën e fjalës dhe ka penguar opozitën në ushtrimin e funksioneve parlamentare.
Ndërkohë, PS e kundërshton nismën, duke argumentuar se kryeparlamentari ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren. Socialistët kërkojnë rrëzimin e kërkesës dhe kanë votat e mjaftueshme për ta mbajtur Peleshin në detyrë.

Në seancën e dytë, në orën 11:30, do të zhvillohen raportimet e disa institucioneve, përfshirë:

Kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani
Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca (raporti për vitin 2024)
Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
INSTAT, AMA dhe RTSH
Në rend dite janë edhe disa projektligje për shqyrtim./L.F-dritare.net