Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush janë të pandehurit në dosjen "Veliaj"

Kush janë të pandehurit në dosjen "Veliaj"

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka marrë sot zyrtarisht të pandehur disa persona të profilit të lartë, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Lëvizja vjen në një moment kyç të hetimeve të nisura për korrupsion, pastrim parash dhe ndikim të paligjshëm ndaj procesit gjyqësor.


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, është marrë sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar katër akuza, që përfshijnë korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrim parash, fshehje të pasurisë, shpërdorim detyre.
Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e komunikimit të akuzave, por u përfaqësua nga avokatët e tij.


Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është marrë sot e pandehur. Ajo akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje ose mosdeklarim të pasurisë. Sipas burimeve nga hetimi, Xoxa dyshohet se ka qenë përfituese direkte ose indirekte e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme përmes bizneseve të lidhura me tenderët dhe projektet e Bashkisë së Tiranës.


Deputetja socialiste Klotilda Bushka është gjithashtu në listën e personave të marrë të pandehur sot. Ajo akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi sipas SPAK, ka ndikuar te një dëshmitare për të dhënë deklarime të favorshme gjatë fazës hetimore.

Bushka ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie miqësore me Veliajn dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka ndërhyrë në procesin hetimor. Ajo është paraqitur disa herë në SPAK për t’u pyetur gjatë muajve të fundit.


Në listën e personave të marrë të pandehur sot janë edhe disa biznesmenë të lidhur me tenderë publikë, si dhe zyrtarë të administratës publike, të cilët akuzohen për bashkëpunim në veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. ë pandehur u morën edhe biznesmenët Mirton Lika dhe Gentian Sula. Këtij të fundit iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv. Bizmesmeni Mirton Lika i është komunikuar akuza e “Fshehjes së të ardhurave”, emri i të cilit nuk është përmendur më herët. Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Sipas informacioneve janë marrë të pandehur edhe Ina Goxhaj, Flutur Xhani, Valmir Xoxa, Erald SImixhiu, (daja i Ajola Xoxës), Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Fation Baci (efektiv policie) dhe Frosina Bollo.K.C/dritare.net