
Kush është Vangjel Tavo, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës!
Dritare.net
Vangjel Tavo do të jetë kryebashkiaku i ri i Himarës. Tavo, që më herët ishte prefekt i qarkut Vlorë, kandidoi përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikurisë, nën siglën e PS-së, ndërsa korri kështu fitoren. Tavo arriti që të fitonte garën me një diferencë prej 1477 votash më shumë se rivali i tij në garë.
Po kush është Vangje Tavo?
Vangjel Tavo e nisi angazhimin e tij në politikë në Partinë Socialiste në vitin 1996 dhe e vijoi deri në vitin 2010, ku vendosi të largohej dhe t’i bashkohej Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën. Në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin. Sakaq, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër.
Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe më pas u shkëput nga politika aktive. Nëëtë vit ai u propozua dhe emërua nga qeveria Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, detyrë që e mbajti pak para zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës./K.C/dritare.net

















