
Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit në Himarë. Sipas të dhënave të KQZ-së pas numërimit të të 36-ta kutive të votimit, Vangjel Tavo i PS-së ka mundur Petro Gjikurinë me 59.62% te votave. Ndërsa Gjikuria ka marrë 41.38%. Pra 5002 për Tavon dhe 3545 vota për Gjikurinë.
Mbi 8600 zgjedhës ushtruan sot të drejtën e votës teksa procesi i votimit u zhvillua i qetë, por pati debate politike për kartat e skaduara të identitetit. Në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte 37.6% në krahasim me zgjedhjet e 14 majit 2023 kur pjesëmarrja ishte 7821 qytetarë, ose 34.27%./K.C/dritare.net

















