Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja e bujshme/Kush është gjyqtarja që shkatërroi 8 grupe kriminale!

Dosja e bujshme/Kush është gjyqtarja që shkatërroi 8 grupe

Kjo është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Atalanta Zeqiraj, e cila firmosi 32 urdhër-arreste duke shkatërruar 8 grupe kriminale.

Kush është gjyqtarja Atalanta Zeqiraj?

Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në 30 qershor. Gjyqtarja nuk kishte pasuri të paluajtshme ndërsa iu gjetën si problem vetëm disa pasaktësi në deklarime kryesisht mbi të ardhurat e babait që KPK vlerësoi se nuk ishin shkarkuese.

Në vendimin e konfirmimit trupa e KPK, Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia relator dhe Etleda Çiftja anëtare, i referohen proporcionalitetit në lidhje me mos deklarimin prej Zeqirajt në deklarimet periodike të burimit të ligjshëm që i kishte shërbyer babait në blerjen e një apartamenti në Vlorë, që gjyqtarja e përdorte pa kundërshpërblim.

Dosja e bujshme/Kush është gjyqtarja që shkatërroi 8 grupe

Në vendim KPK thotë se Zeqiraj solli prova që babai kishte huazuar nga kompania që zotëronte shumën prej 3.8 milion lekë. Aty po ashtu vihet në dukje se paratë kishin qarkulluar në llogari bankare dhe lëvizja e tyre ishte dokumentuar në librat e kompanisë. Ngjashëm edhe se shuma kishte qenë në dispozicion në llogaritë e kësaj kompanie.

Trupa arsyetoi se edhe pse kishte pasur pasaktësi në deklarim ky veprim dhe veprime të ngjashme nuk ishin të mjaftueshme për ta penalizuar gjyqtaren, e cila nuk kishte pjesë në blerjen e kësaj pasurie./L.F-dritare.net