
Kur erdhën forcat e Kosovës, zjarri ishte fikur/ Safet Gjici bëhet meme në rrjet!
Dritare.net

Deklarata e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ku shprehet se zjarri mbi tunelin e Kalimashit ishte neutralizuar kur erdhën forcat ushtarake dhe zjarrfikëset nga Kosova është duke bërë xhiron e rrjetit.
“Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri”, u shpreh kryebashkiaku i Kukësit në një intervistë, ndërkohë që ishte vetë Gjici ai i cili kërkonte ndihmë si nga Kosova ashtu dhe nga qeveria shqiptare për forca zjarrëfikëse. Pas kësaj deklarate, shpërthyen memet në rrjet.
Safet Gjici njihet si kryebashkiaku i memeve. Ai është në qendër të talljeve të rrjeteve sociale për videot e tij dhe vendimet problematike, njëra prej të cilave që bëri me shumë bujë, ishte heqja e titullit "Qytetar Nderi i Kukësit", për publicistin Veton Surroi. Me kaq shumë vëmendje negative të medias, Gjici nuk duket ta ketë të mundshëm rikandidimin në zgjedhjet e afërta lokale./M.M-dritare.net





















