Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama: Gratë që heqin gjirin, do e ribëjnë pa asnjë pagesë!

Kryeministri Rama: Gratë që heqin gjirin, do e ribëjnë pa

Kryeministri Edi Rama njoftoi se një miliardë euro janë parashikuar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale në pr.buxhetin 2026. Me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama theksoi se do të futen 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Kryeministri tha më tej se për herë të parë gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash. Në fund, Rama se në 2026, QSUT do të nisë partneritetin me spitalin e Milanos ‘San Rafaelo’.

"Mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë në buxhetin e 2026. Për herë të parë, hapim një linjë financimi për këtë nevojë jetike me 15 milionë euro ekstra për pacientët e onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.

Ministrja e shëndetësisë, e shpallur në 100 gratë më influente do të udhëheq ngritjen e institucionit kombëtar të tumorit për Shqipërinë 2030. 4600 mjekë dhe infermierë dhe 14200 teknikë dhe laborantë do të kenë një rritje të re pagash. Mesazh që në Shqipëri punohet me dinjitet dhe se ikja do të bëhet thjesht zgjedhje individuale. 2026 do të hap siparin e partneritetit të QSUT me spitalin e Milanos San Rafaelo," tha Rama./dritare.net