Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi i përgjigjet epitetit Zegjine: Meta nuk ka internet në burg, reagimi është shkruar nga Tedi Blushi dhe vjehrri i tij

Kryemadhi i përgjigjet epitetit Zegjine: Meta nuk ka internet në burg,

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat pas një deklarate të ditëve më parë, që i atribuohej Ilir Metës, i cili e kishte krahasuar atë me deputeten socialiste Zegjine Çaushi.

Në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi tha se dyshon që vetë Meta e ka bërë atë deklaratë, pasi sipas saj “nuk ka akses në internet në burg”. Ajo ia faturon përmbajtjen e saj numrit dy të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe “vjehrrit të tij”, të cilët tha se i njeh mirë dhe nënkuptoi se kanë ndikuar në atë reagim.

“Nuk e di nëse Meta ka internet në burg, por transmetuesi i kësaj është fansi i garderobës time, nëpërmjet vjehrrit të vet, se ai e frymëzon, se ua njoh rracën të gjithëve për fat të mirë”, – u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të komentojë marrëdhëniet e saj personale dhe shoqërore në publik, por theksoi se ka qenë korrekte ndaj Metës si bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve të tij.

“Unë kam qenë e lidhur fort nga ana sentimentale me të, kam qenë korrekte me të për çdo gjë. Kam qenë moralisht dhe shpirtërisht korrekte me Metën,” – tha Kryemadhi.

Kjo deklaratë vjen mes tensioneve të brendshme në Partinë e Lirisë dhe prishjes publike të marrëdhënieve mes dy figurave më të rëndësishme të saj ndër vite – Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi – ndërsa ish-presidenti ndodhet aktualisht në paraburgim, i hetuar nga SPAK./L.F-dritare.net