
Kozeta Noti-Fuqia e Dashurisë, sot në RTSH!
E Premte 3 Qershor 2022, 11:11
Dritare.net
Kozeta Noti-Fuqia e Dashurisë, film-dokumentari i realizuar nga Dritare TV,do të transmetohet sot në Radio Televizionin Shqiptar, në orën 19:00.
Dokumentari kushtuar pedagoges, koleges dhe bashkëpunëtores së shkëlqyer Kozeta Noti, njeriut me shpirtin e madh, energjinë dhe pozitivitetin që përcillte te studentët dhe kolegët, pati një impakt të jashtëzakonshëm ndërsa u publikua në youtube Dritare TV. Mijëra shikime dhe komente, për njeriun që e deshën të gjithë.
Ky dokumentar çeli në Dritare TV, serinë e shumë të tjerave, për shqiptarë që frymëzojnë shqiptarë, jo vetëm ata që nuk janë më mes nesh por edhe për ata që janë këtu, por jo të gjithë arrijnë t’i shohin./L.F-dritare.net

















