
Do të duhet edhe përpjekja e tetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi edhe në votimin e pestë, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme as të dielën.
57 deputetë votuan pro kandidaturës së saj. 41 ishin kundër e 3 abstenuan.
Kuvendi do të mblidhet sërish të martën prej orës 10:00./L.F-dritare.net

















