Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

30 vjet në emigrim/ Kompozitori i njohur shqiptar: Do të kthehem një ditë për festivalin e RTSH!

30 vjet në emigrim/ Kompozitori i njohur shqiptar: Do të kthehem

Në emisionin "Shqip" nga Rudina Xhunga ishte i ftuar kompozitori i njohur Aleksandër Vezuli. Ai prej më shumë se 30 vite jeton larg trojeve shqiptare. Vezuli pas viteve 90 emigroi në USA, dhe gjithë historinë e tij si atë të emigrimit si dhe eksperiencën e tij si artist ai i ka përmbledhur në një libër.

Në këtë emision ai ndau dhe një herë me shikuesit historinë e emigrimit në SHBA duke bërë një krahasim mes jetës që pati regjisori para demokracisë si dhe jetës pas viteve 90 në emigrim, si dhe vuri në dukje vështirësitë që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi. Ai theksoi se dhe pse kishte vite të tëra në USA e ka menduar gjithmonë që një ditë të kthehet në Shqipëri dhe të japë kontributin e tij në muzikën shqiptare. Por më tej zoti Vezuli, u shpreh se e sheh të vështirë rrugën profesionale në vendin e tij.

“Në vitin 2018 mendova të kthehem në Shqipëri tashmë pas shumë viteve në USA. Doja të kthehesha për të bërë muzikë në Shqipëri. Ishte pikërisht muzika për të cilën unë u largova dhe ishte pikërisht po muzika ajo e cila më solli përsëri në këtë vend. Në vitin 2018 mendova seriozisht të kthehem dhe në fillim do të kthehesha un pastaj pasi të kisha sistemuar ca gjëra këtej do të vinte dhe bashkëshortja më pas. Kur zbrita në Shqipëri vura re se më mungonte tastiera elektronike që kisha sjellë që andej. Pasi u interesova në aeroport më thanë se tastiera ishte ndalur në New York. Ajo erdhi pas dy ditëve dhe në momentin e parë që e mora e vura në prizë për provë por që në momentin e parë ajo filloi të nxirrte tym. Për fat të keq ajo u dogj dhe doli jashtë përdorimit. Nuk kam lënë inxhinier me miqësi apo dhe pa miqësi për ta rregulluar por për fat të keq nuk u rregullua më.

Kur erdha në Shqipëri pashë një presion dhe një trysni nga njerëzit. Ata kishin ndryshuar shumë. Asgjë nuk ishte ashtu siç e kisha lënë unë kur isha larguar. Nuk ndjeva një mbështetja shoqërore apo profesionale. Më pas kuptova që këtu nuk çaj dot ndaj dhe vendosa të kthehem. Në një të ardhme edhe mund të kthehem përsëri në Shqipëri, asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që të kthehem një ditë”, u shpreh Vezuli në Dritare TV./dritare.net