
Klosi: Berisha i kishte planifikuar vrasjet më 21 janar. Ja pse!
E Martë 24 Janar 2023, 22:10
Dritare.net
Fatos Klosi ish kreu i SHIK i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, tha se vrasjet më 21 janar sipas tij, ishin të programuara.
“Jam i sigurtë që Sali Berisha i kishte programuar vrasjet më 21 janar. Ai kishte vendosur t’i bënte këto vrasje. Për këtë kam dy argumente. Që vrasjet u bënë kur protesta po shuhej, jo në kulmin e saj. Ata u ngutën sepse pak minuta më vonë nuk do të kishte më njerëz në Bulevard, dhe nuk do t’i bënin dot më vrasjet.
Pastaj të gjitha proceset që erdhën më vonë ishin të përgatitura. Fshirja e serverit të kryeministrisë, mbajtja e Gardës brenda kryeministrisë për tre ditë që nuk i lanë të dilnin, deklaratat e Berishës!”, u shpreh Klosi në Dritare TV./L.F-dritare.net

















