Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kreu i Gardës: Më 14 shtator u sulmuam por nuk u përgjigjëm. Sot dy gardistët janë invalidë!

Ish-kreu i Gardës: Më 14 shtator u sulmuam por nuk u

Ish-kreu i Gardës Arben Çuko, tha se më 14 shtator ishin vetëm 5 gardistë që mbrojtën godinën e kryeministrisë, dhe nuk qëlluan mbi turmat. Duke bërë një paralelizëm me 21 janarin, Çuko i ftuar në Shqip nga Dritan Hila, tha se është moralisht dhe ligjërisht e pakuptimtë, pse është qëlluar drejt turmave, kur në ’98 gardistët u sulmuan, dhe nuk u përgjigjën.

“Më 14 shtator, shteti ra psikologjikisht, pastaj fizikisht. Gardistët kur panë që kryeministri u largua, kur shikojnë që policia u zhduk pa lënë gjurmë, ata luftuan pa vrarë njeri. Një godinë si ajo e kryeministrisë mund ta mbrosh edhe 5 veta. Ata përdorën metodën e tërthortë metodën e frikësimit ndaj sulmuesve, pa vrarë njeri. Ishin vetëm 5 veta. E kanë mbajtur kryeministrinë për 2 orë, vetëm me frikësim pa vrarë njeri. Djali i Reshat Arbanës, u plagos në shtyllën kurrizore, nga granat që hodhën sulmuesit. Kujtim Andrea u plagos gjithashtu, i doli syri.

Pra nga 5, dy u plagosë, por ata nuk vranë njeri. Është shumë e vështirë për një Gardist, të gjuajë. 21 janari moralisht është i pakuptueshëm”, u shpreh Çuko në Dritare TV./l.F-dritare.net