Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia u zhduk. Fatos Klosi: Si ndodhi grushti i shtetit më 14 shtator!

Policia u zhduk. Fatos Klosi: Si ndodhi grushti i shtetit më 14 shtator!

I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, foli për grushtin e shtetit 14 shtator 1998. Klosi tregoi kronologjinë e asaj dite ku theksoi se shteti ishte i papërgatitur.

Dritan Hila: Më 14 shtator, a kishin informacion se çfarë do të ndodhte?

Fatos Klosi: Asnjë informacion. Problemi qe i policisë, që u zhduk. Ne u trembëm. Unë isha te SHIK-u, dhe po prisnim të vinin.

Dritan Hila: A ishit përgatitur për të rezistuar?

Fatos Klosi: Po. Erdhi UCK-ja na soli raketa anti-tank. Na sollën raketat që në rast se do të futeshin me tank, do të gjuanim. Megjithatë ky skenar, nuk mendohej. Por kur pamë që qëlluan te dyqanet, u lehtësuam në një farë mënyre.

Policia u zhduk. Ajo kishte detyrë të na mbronte, por iku në shtëpi. Gjithçka ndodhi papritur. Ne e dinim që tre muaj përpara që Berisha, do të bënte një revoltë. Por se kur, nuk e dinim./L.F-dritare.net