A u thye rregulli për shkeljen e territorit më 21 janar! Flet eksperti i Sigurisë!
Dritare.net
Në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, eksperti i Sigurisë Arben Çuko, marrë shkas nga 21 janari i vitit 2011, foli për rolin dhe detyrën e Gardës, Çuko tha se nuk ka një rregullore specifike për shkeljen e territorit.
Dritan Hila: A ka rregullore për shkeljen e territorit?
Arben Çuko: Jo nuk ka rregullore për shkeljen e territorit. Ka ligj për funksionimin e Gardës, është ligji organik dhe Garda është një institucion që ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve, objekteve të rëndësisë së vecamtë dhe personaliteteve të huaja.
Rregullore të brendshme për funksionimin e saj ka, por koncepti i territorit, nuk është i mirëpërcaktuar për sa i përket shërbimeve të Gardës. Territori është një objekt. Pas demonstratave të vazhdueshme u vendos një perimetër, gardh simbolik.
Por nga ana operacionale, perimetri i jashtëm është si oborri i shtëpisë. /L.F-dritare.net