
Kur mund të qëllojë Garda? Ja çfarë thotë ligji!
Dritare.net
Eksperti i Sigurisë, Arben Çuko, i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, foli për ligjin e Gardës, duke sqaruar se kur mund të përdoret arma.
“Ligji i Gardës përcaktohet qartë se kur përdoret arma e zjarrit. Kur sulmohet personaliteti, objekti dhe punonjësi. Vetëm në këto tre raste. Por baza e përdorimit të armës së zjarrit është parimi i proporcionalitetit. Forca duhet të përdoret në proporcion me forcën e ushtruar. Pra nëse dikush nuk është i armatosur, nuk ka arsye pse të përdoret arma. Sepse po ky ligj thotë që punonjësi i gardës për realizimin e detyrës se vet, përdor mjete të tjera speciale. Që janë mjetet mbrojtëse, kamerat, shkopinjtë e gomës, pistoletat elektrike, gazi lotsjellës.
Arma thotë ligji, është për të përballuar një sulm real, të çastit dhe të menjëhershëm. Pra kur sulmuesi ka armë ti ke të drejtë të nxjerrësh armën dhe t’i përgjigjesh. Ta neutralizosh. Në rastin e demonstratave nuk ka rrezik jete”, u shpreh Çuko në Dritare TV./L.F-dritare.net

















