
Më 14 shtator Nano dorëzoi shtetin dhe u arratis. Flet Klosi!
E Martë 24 Janar 2023, 21:09
Dritare.net
Ish-kryeministrit, Fatos Nano më 14 shtator të vitit 1998 u arratis për në Maqedoni. Kështu tha ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV.
Dritan Hila: Është e vërtetë që Fatos Nano u arratis për në Maqedoni?
Fatos Klosi: Po, e vërtetë. Por jo në pikë kufitare. Ne nuk kishim asnjë informacion. E mësuam të nesërmen. Nuk e dinte as presidenti. Nuk qe normale. Për këtë shkak ai dha dorëheqjen, sepse dorëzoi shtetin./L.F-dritare.net

















