
Boronicat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në trurin e njeriut. Polifenolet të cilat janë molekula antioksidante dhe disa lloje flavonoidësh që gjendjen në përqindje të lartë tek boronica, aktivizojnë procesin natyral të “pastrimit” të trurit nga toksinat, të cilat ndikojnë në humbjen e kujtesës. Ky është studimi i fundit i bërë nga Kongresi i Shoqatës Kimike Amerikane në Boston.
Sipas sugjerimeve boronicat duhet të konsumohen me gjithë lëkurën e tyre. Efektet më të mëdha merren nëse konsumohen të freskëta. Një grusht boronica në ditë është doza e rekomanduar për të marrë të gjitha përfitimet prej tyre.
Përpos këtij studimi që e vë theksin në konsumimin e boronicës së freskët, po sjellim në vëmendje edhe një postim të Altin Prengës së Mrizit të Zanave, i cili përmes një video demonstroi edhe ndryshimin mes boronicës së freskët dhe asaj të kultivuar.
Përpos ndryshimit të madh në çmim i dukshëm është gjithashtu edhe ndryshimi në vlera ushqyese.
Një ndër mënyrat e konsumit është e shtuar në kos, dhe ndryshimi mes boronicës së egër dhe asaj të kultivuar është e dukshme.
Ja thirrja e Altinit të Mrizit:
“Ndoshta jemi i vetmi vend ne bote qe boronica e importuar e kultivuar shitet 40€ kg dhe 9€ boronica e eger 9€ e bjeshkeve tona, ndaj do ju lutesha ta shperndani sa me shume si informacion sepse kjo gje do beje te mundur qe ata qe e mbledhin mos te kene veshtiresi tregu.
Ju ftoj ta porosisni tek ne apo dhe shume koleg tjerë që po e tregtojnë në kryeqytet.
Ndryshimin ne vlerat ushqyese besoj e dinj vetë qe ajo e egra eshte fruti ndoshta me i shendetshem qe egziston”, shkruan Prenga krahas kësaj videoje./L.F-dritare/net
View this post on Instagram

















