Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë flokët dhe disa maska që duhet të përdorni!

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Një nga shqetësimet më të mëdha që kanë vajzat gjatë kësaj periudhe, është sesi të kujdesen për flokët, që t’i kenë sa më të shëndetshme. Për këtë arsye, në Dritare.net patëm live në një komunikim me ndjekësit tanë, Sonila Pulahën, një artiste flokësh në Manhattan, SHBA.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Ajo ndau me të gjithë disa këshilla të thjeshta dhe me përbërës natyralë, sesi të kujdesemi për flokët, a duhet t’i lyejmë apo dekolorojmë, me çfarë përbërësish duhet t’i trajtojmë etj.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Në këto kushte që jemi, ku nuk dalim dot nga shtëpia, është koha më e mirë për t’i dhënë flokut frymë dhe rigjenerim. Prandaj Sonila këshillon që flokët të mos lahen përditë, sepse yndyra natyrale ushqen flokun, sidomos atë të dekoloruarin që është shumë herë më i thatë se natyrali. Gjithashtu ajo këshilloi që flokun ta lani me ujë të vakët dhe me shampo natyrale. Të mos përdorim tharëse apo pjaster.

Ajo u ndal dhe tek lyerja e flokëve, duke i ndarë në dy kategori: aplikimi i bojës në ngjyrën natyrale dhe aplikimi i dekoloruesit.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Aplikimi i bojës së ngjyrës natyrale, mund të duket i thjeshtë, por duhet të keni parasysh disa gjëra. Bojërat joprofesionale kanë përbërje shumë të lartë amoniaku, që sjell dhe efeke anësore si irritim të lëkurës së skalpit, dëmtim të flokut dhe dëmtim të syve. Gjithashtu dhe aplikimi i bojës është shumë i rëndësishëm. Nëse nuk e aplikon në mënyrë të rregullt, do të përfundoni në nuanca ngjyrash ose në ngjyrë komplet tjetër.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Përsa i përket dekolorimit, Sonila tha se nuk duhet kurrsesi të aplikohet në kushte shtëpie, sepse nëse nuk e bëni aplikimin në mënyrë të saktë, do t’ju bien flokët dhe do të keni irritim të lëkurës së skalpit.

Sonila ndau dhe disa maska natyrale, për të gjithë vajzat.

Maskë me uthull molle për flokët të thatë

Mbusheni një gotë me uthull molle dhe gjysmën tjetër mbusheni me ujë. Aplikojeni në flokë dhe më shumë fokusojeni në lëkurën e skalpit, lëreni 10 minuta dhe pastaj lajini flokët. Kjo maskë mund të aplikohet 2 herë në javë.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Maskë me vezë, banane dhe mjaltë për volum dhe forcim të flokut

Marrim një vezë, një lugë mjaltë dhe gjysmë banane. I përziejmë të treja në formë pureje dhe e aplikojmë produktin në flokë. E mbështjellim kokën me një qese plastike dhe e mbajmë për 30 minuta. Më pas i lajmë flokët si zakonisht.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Maskë për flokët e dekoloruar

Për të trajtuar flokët e dekoloruar mund të përdorni vajra, në këtë rast vajin e kokosit. Marrim tre lugë vaj kokosi, e ngrohim në mikrovalë për 30 sekonda dhe e aplikojmë në flokë. E mbajmë gjithë natën dhe lajini flokët ditën tjetër.

Maskë për rënien e flokëve

Në një tas hidhni tre lugë majonezë, 2 lugë mjaltë dhe 3 pika vaj rozmarinë. E aplikojmë në flokë të larë dhe e lëmë për një orë. Më pas i lajmë. Ky trajtim forcon rrënjën e flokut.

Këshilla nga Sonila: Pse nuk duhet t’i lyejmë vetë

Nëse doni informacione më të detajuara në lidhje me trajtimin e flokut, mund ta ndiqni Sonilën në Instagramin e saj: sonilabeautybox. /E.B-dritare.net