Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KAS vendos rinumërim votash në Qarkun e Tiranës, do hapen 1282 kuti

KAS vendos rinumërim votash në Qarkun e Tiranës, do hapen 1282

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur sot rinumërimin e votave për të gjithë Qarkun e Tiranës, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Vendimi u mor me votat e dy anëtarëve të KAS-it të propozuar nga PD, ndërsa anëtarët e propozuar nga mazhoranca votuan kundër.

Në kuadër të këtij vendimi, do të hapen dhe rinumërohen 1282 kuti votimi që mbulojnë gjithë territorin e qarkut. Ky është një zhvillim i rëndësishëm pas pretendimeve të opozitës për parregullsi në numërim dhe administrimin e votave.

Përfaqësuesi i PD-së në KAS, Ledio Braho tha se data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër dhe i gjithë procesi do këqyret nga administrata e KQZ, ndërkohë që partitë politike do të kenë përfaqësuesit e tyre.

“Në lidhje me kërkesën për këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon, por me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëv të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë ky proces merr kohë, duke qenë se janë 1282 QV, data për fillimin e këtij procesi do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën të caktojnë vëzhgues ndërkohe që procesi do këqyret nga administrata e KQZ, kështu që kjo seancë pezullohet për momentin”, tha Braho.

Vendimi nuk u mos me konsensus, por vetëm me kërkesë të dy anëtarëve demokratë, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, pasi neni 138, pika 3 e Kodit Zgjedhor parashikon që “secili anëtar ka të drejtë të kërkojë dhe KQZ-ja është e detyruar të kryejë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara në kuadër të kësaj procedure”.


"Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku - Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë", njoftoi KAS./K.C/dritare.net