Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Java nis me reshje shiu!

Java nis me reshje shiu!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë./E.P-dritare.net