Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja sa banorë kishte Shqipëria e 1912!

Ja sa banorë kishte Shqipëria e 1912!

Dokumente të reja tregojnë se Shqipëria para copëtimit kishte një popullsi të konsiderueshme prej 800 mijë banorësh. Bëhet fjalë për vitet pas shpalljes së pavarësisë.

Kjo hartë ka një rëndësi të veçantë sepse për herë të parë na sjell një burim me referencë se sa banorë kishte Shqipëria e sapondërtuar si shtet. Gazetari Roland Qafoku ndau përmes Dritare TV, në Intervistën e Ditës, të rejat e fundit që zbuloi kjo hartë, për Shqipërinë para copëtimit.

“Një hartë e rrallë me numrin e popullsisë për ne, por edhe për shtetet e kontinentit evropian, është publikuar së fundmi nga disa historianë dhe gjeografë të huaj. Kishim vetëm dy vjet që ishim shpallur shtet dhe me atë që quhet ende si “Shqipëria londineze” numëronim 800 mijë banorë. Sigurisht shumë më pak se sa ishte popullsia jonë reale, pasi territore të tëra që nga Nishi deri në Prevezë qëndruan jashtë kufijve etnikë shqiptarë sepse fuqitë e mëdha ia dhanë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Sa dhemb ky copëtimi që na kanë bërë!

Serbia kishte 4.4 milionë, Mali i Zi 500 mijë, Greqia 4.8 milionë.

Nëse Shqipëria do të kishte territorin e saj etnik ne do të ishim 2 milionë banorë. Kjo do të thotë që Greqia dhe Serbia do të ishin të përgjysmuara në popullsi, pasi na kanë marrë tokat bashkë me popullsisë”, u shpreh Qafoku në Dritare TV./L.F-dritare.net