
Ja kush është drejtori i ri i AlbControl!
E Martë 8 Qershor 2021, 15:03
Dritare.net
Kreu i ri i AlbControl është Hantin Bonati i cili ishte zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bonati u lirua nga detyra e tij si zëvendësministër, një post që e mbante që prej 2017-ës, për të marrë detyrën e drejtuesit të AlbControl, e cila është një shoqëri aksionare SH.A që ofron shërbime të navigimit ajror në hapësirën ajrore dhe në aerodromet civile të Shqipërisë.
Nuk dihet nëse protesta e prillit e kontrollorëve të Rinasit bëri që Këshilli Mbikëqyrës i Albcontrol të ketë drejtor të ri. Dhjetëra kontrollorë të Rinasit u ngritën në protestë me pretendimin se paga e tyre u ul për shkak të pandemisë dhe se ndiheshin të stresuar nga ky fakt e nuk punonin dot./K.C/dritare.net

















