Ja kush është Adriatik Cama, ish-prokurori që mbeti i plagosur pranë Gjykatës së Tiranës!
Dritare.net

Të shtëna me armë kanë tronditur sot kryeqytetin. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. I plagosur rastësisht ka mbetur avokati Adriatik Cama, i cili mbron ish-policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodian Rashën. Camaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Adriatik Cama, ish-Prokurori i Tiranës, i shkarkuar nga Vettingu, ka qenë pjesë e disa dosjeve si ajo e "21 Janarit", çështja e Mark Frrokut dhe disa çështjeve të tjera hetimore. Prokurori i Tiranës e nisi karrierën e tij në Tepelenë ku mbante postin e zëvendësdrejtues Prokurorie, por për një, çështje të përfunduar jo ashtu siç pritej ai u shkarkua nga detyra duke marr gradën e një oficeri të thjeshtë, për t’u transferuar më pas në Has. Sot, Cama është me profesion avokat, ku ka marrë në mbrojtje policin Nevaldo Hajdarajn, i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha,. Aktualisht ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale./dritare.net

