Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarja e rëndë pranë Gjykatës së Tiranës/ Një i vdekur dhe një i plagosur!

Ngjarja e rëndë pranë Gjykatës së Tiranës/

Të shtëna me armë kanë tronditur sot kryeqytetin. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një lokal pranë gjykatës së Tiranës.

I plagosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama i shkarkuar nga Vettingu. Cama ka qenë prokuror i çështjes së "21 janarit", ndërsa aktualisht punon si avokat.

Nga informacionet e para mësohet se babai ka vrarë ish-dhëndrin i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, ndërsa avokati Cama ka qenë me ta, por ende nuk ka informacion zyrtar. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Kujtojmë se Cama është avokati mbrojtës i Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit që vrau Klodian Rashën./dritare.net