
Iu gjetën 134 kg kokainë në kontenierin me banane, pas Erjon Petit lirohet nga burgu edhe Klajdi Xibraku!
E Mërkurë 23 Shkurt 2022, 09:09
Dritare.net
Është liruar nga burgu Klajdi Xibraku, i arrestuar në prill të vitit të shkuar, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u arrestua bashkë me Erjon Peti, i cili gjithashtu u lirua nga burgu në janar të këtij viti. Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.
Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, që të dy janë aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”, ku në prill të vitit të kaluar ju sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit./L.F-ritare.net

















