
Ishte prekur me kovid, ndërron jetë mjeku më i mirë ORL në vend, Bledi Nini!
Dritare.net
Mjeku i njohur shqiptar, Bledi Nini, ka ndërruar jetë këtë mëngjes për shkak të koronavirusit. Nini u nis për mjekim në Itali, ku prej disa ditësh ishte në luftë me virusin. Por sot, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, njoftoi se Nini është ndarë nga jeta:
“U nisa për në 'Shkollën Tregtare' me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”, shkruan Leli.
48-vjeçari ishte një ndër mjekët ORL më të mirë shqiptarë. Gazetarja Rudina Xhunga, njoftoi dje se ai është në gjendje të rëndë, pasi ishte infektuar me kovid.
“Bledi Nini, është një prej djemve më të mirë që unë njoh. Një prej njerëzve që i besoj dëgjimin, hundën, dhe veshin të vetes dhe fëmijës tim”, tha gazetarja Xhunga, ndërsa shtoi se mjekët më të mirë në vend që ajo njihte, momentalisht janë të prekur me kovid./L.F-dritare.net

















