
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, rrëzohet kërkesa e Redjan Rrajës për liri
E Martë 16 Qershor 2020, 10:10
Dritare.net
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Rraja i cili akuzohet se është një prej autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ka kërkuar lirimin duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjykatam, duke e lënë në burg Rrajën./E.B-dritare.net

















