Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllet numërimi i diasporës. PS-ja merr 122 mijë vota, ja sa mori PD-ja!

Mbyllet numërimi i diasporës. PS-ja merr 122 mijë vota, ja sa

Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për partitë politike në zgjedhjet e fundit. Mbi 197 mijë persona dërguan për herë të parë zarfet e tyre me postë.

Në Vlorë PS-ja mori mandatin e nëntë, ndërsa në Fier mandatin e 12-të.

Nga votat e shqiptarëve jashtë vendit Partia Socialiste siguroi 122.070 vota, kurse PD doli forcë e dytë me vetëm 47.018 vota.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët arritën të fitojnë vetëm një qark, Kukësin, ku morën gati 62% të votave, kurse PS-ja 27% të votave.

Ndërkohë në 11 qarqe të tjera socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.

Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.

Rezulatet sipas qarqeve!

Berat

PD 11.12 %

PS 75.8 %

Dibër

PD 29.80 %

PS 60.58 %

Durrës

PD 25.68 %

PS 62.04 %

Elbasan

PD 16.94 %

PS 67.61 %

Fier

PD 12.54 %

PS 73.22 %

Gjirokastër

PD 13.16 %

PS 76.18 %

Korçë

PD 20.51 %

PS 75.23 %

Kukës

PD 61.91 %

PS 26.99 %

Lezhë

PD 34.13 %

PS 49.19 %

Shkodër

PD 42.27 %

PS 40.01 %

PSD 6.96 %

Tiranë

PD 30.39 %

PS 50.91 %

Vlorë

PD 12.5 %

PS 70 %/K.C/dritare.net