Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hyn në fuqi udhëzimi i ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Hyn në fuqi udhëzimi i ri për rivlerësimin e pasurive

Ministria e Financave ka publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimin e ri që rregullon rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Sipas tij, deri në dhjetor 2026, do të kryhet një fushatë e përgjithshme e rivlerësimit.

Norma tatimore për këtë proces është përcaktuar në 5%, ndryshe nga 15% sa ishte më parë në rast të shitjes së pronave. Ky është niveli më i lartë i tatimit të aplikuar ndonjëherë për rivlerësimin, dhe vlen njësoj për individët dhe bizneset. Tatimi do të llogaritet mbi diferencën midis vlerës së regjistruar në kadastër dhe asaj të shitjes.

Për herë të parë, gjatë rivlerësimit do të merret parasysh edhe amortizimi i pronës, që do të ulë taksimin e pronave më të vjetra.

Ndërkohë, me përjashtim të Tiranës, vlerat e pronave në të gjithë vendin do të rriten, bazuar në çmimet e reja të referencës, të cilat janë konsultuar gjatë këtij viti.

Rivlerësimi i fundit u zhvillua në periudhën 2020-2022 me një normë tatimore 3%, dhe përfshiu rreth 94 mijë prona, si të qytetarëve, ashtu edhe të bizneseve. Nga kjo fushatë, buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, për shkak të rritjes së tatimit dhe të çmimeve në treg./dritare.net