
Një mami beqare si Hygerta Sako thotë se është mision i vështirë të gjesh burrë në Shqipëri
Dritare.net
Si rrallëherë moderatorja Hygerta Sako flet për jetën e saj si një mami beqare, planet për të ardhmen etj. Në një intervistë për “Live From Tirana” Hygerta thotë se prindërit e saj e kanë ndihmuar shumë me rritjen e vajzës, pasi angazhimet që ka për shkak të profesionit ia kushtëzonin kohën dhe mundohej shumë për të qenë pranë të bijës. Sa i përket jetës dashurorë, moderatorja thotë se në Shqipëri është e vështirë për një grua mbi 35 vjeç që të gjejë partner të moshës së tyre.
“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe. Ata u treguan të mirë dhe e nisja pas orës 8 emisionin. 4 vite kanë qenë një luftë e vërtetë por kur ke shumë dëshirë për t’ja dalë nuk ka gjë të pamundur. Çdo moshë e fëmijës ka problematikat e veta. Kur është e vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë me të, të krijosh fëmijë mendërisht të shëndetshëm. Vitet e para të shkollës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë. Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga kjo anë. Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejnë një partner të moshës së tyre. Më duket mision shumë i vështirë.”,- thotë Hygerta./K.C/dritare.net

















