Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet më parë

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Nga Rudina Xhunga

Pylli i Kumeve ose i Sodës në Vlorë është si fëmija i Mustafa Dedenikës. E ka mbjellë, e ka rritur, e ka dashur për 62 vjet. Mustafai i di moshën çdonjërës prej 6 milionë bimëve dhe ndërsa e tregon pyllin që të shoqëron nga Plazhi i Vjetër në Zvërnec, një dëshpërim i madh shihet në sytë e tij.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Ky pyll ka një gjatësi prej 5 kilometrash, gjerësi prej 1-1.5 kilometra e gjysmë dhe kap një sipërfaqe deri në 550 hektarë.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Mbas çlirimit, kjo zonë ka qenë moçalore, me duna rëre, depresione ujore ku rriteshin mushkonja e shushunja, një vend tepër i pisët.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Pas '47-ës u transformua në një pyll që u bë qetësia dhe shtëpia e shumë njerëzve që tani janë të trishtuar nga transformimi që ka pësuar.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Mustafai, i cili është një inxhinier pyjesh thotë se për ta mbjellë këtë pyll u bënë bashkë banorë nga të gjitha fshatrat dhe nxënës të shkollave.

"Në vitin 1947-48, pavarësisht sesi ishte vendi filloi pyllëzimi, nën drejtimin e pushtetit dhe nën drejtimin teknik të organeve pyjore të asaj kohe. Dhe pyllëzimet bëheshin në muajin dhjetor, që quhej dhe Muaji i Pyjeve. Vinin banorë nga tërë fshatrat dhe nxënësit e shkollave. Në vitin 1968, u mor një vendim që të pyllëzohej i gjithë brezi bregdetar i Shqipërisë, dhe ne bëmë një projekt sidomos për këtë brez bregdetar, deri në derdhje të Vjosës, për rikonstruksionin e zonës, që të nxirrnim një pyll jo vetëm me funksionin higjieno-sanitar, por edhe estetik."

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Muastafai me shokë e bënë projektin, e ndërtuan pyllin. Por ja që periudha 20-vjeçare e tranzicionit shkatërroi dhe pyllin. u deshën vite që të krijohej ai pyll.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Përveç kohës, aty është derdhur edhe djersa e shumë burra, grave dhe fëmijëve që punuan fort dhe në fund ia dolën ta kthejnë një moçal, në pyll të dendur me pisha.

“Për një periudhë 5-6 vjeçare, të gjitha sipërfaqeve që ishin mbjellë u krijoheshin edhe shërbimet kulturale, të cilat konsistonin në prashitje, plehërimin me pleh kimik, nitrat. Dhe me kalimin e viteve bënim edhe krasitje të degëve që ishin tharë, se mund të rrezikoheshin nga ndonjë zjarr. Në atë kohë, me nostalgji të madhe them që nuk kishte kurajë njeri jo të priste dru, por edhe të merrte një degë. Kishte gjoba nga më të mëdhatë, edhe më ekstremet. Por nuk e bënin vetëm pylltarët këtë punë, kishte mbështetje nga të gjitha strukturat shtetërore.", thotë Mustafai ndërsa tregon degët e thata mbi pisha dhe shkarpat në tokë që të pengojnë ndërsa ecën.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet
"Kam ardhur këtu që në ’57-ën, atëherë sapo kisha mbaruar një vit shkollë. Erdha për të parë pyllin, e ruanim vendin që mos shkelte njeri, të mos e priste, të ruanim shpendët që ishin aty. Njerëzit që duhet të iknin përmes pyllit, instruktoheshin që të kalonin vetëm tek ato rrugë që ishin, mos shkelnin barin që ishte brenda."

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Ndërsa ecin mbi urën e Zvërnecit, Mustafai i tregon gazetares Rudina Xhunga, se tani në këtë pyll nuk ka mbetur asgjë, vetëm harabelat se çdo gjë tjetër është zhdukur.

"Pylli ruhet dhe administrohet nga kisha.", thotë Mustafai. "Për mendimin tim nuk duhet ta administrojë dhe ruajë kisha. Se ka vajtur kisha te pylli, jo pylli te kisha. Duhet ta ketë në administrim Ndërmarrja e Pyjores siç e kishte para ‘90-ës.“

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

"Këtu jemi në Plazhin e Zvërnecit, që dikur ka qenë një nga plazhet më të frekuentuara dhe të admiruara. Dhe nuk vinin vetëm nga Vlora, por edhe nga Fieri, Berati. Ky pyll që është krijuar me djersën e një populli të tërë dhe ka një periudhë 50-vjeçare, ka qenë mushkëria e qytetit dhe fshatrave që ndodhen përreth. Ka qenë një barrierë me funksione higjieno-sanitare dhe estetike. Më ndërtimin e portit, pylli u pre. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që mund t’i shkaktosh gjirit të Vlorës dhe fshatrave.

=Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Kjo zonë kaq e bukur që shikojmë është shkatërruar nga TEC-i. Ky pyll që është ndërtuar me kaq mund dhe djersë pritet i tëri dhe vihet në dispozicion të shkarkimit të kontenierëve. Është katandisur në këtë gjendje me plehra me plastmasë.", tregon inxhinieri me një ton zëri që të lë të kuptosh dëshpërimin e madh.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Një qytetar aty pranë, i revoltuar kërkon që t'i kthehet mushkëria Vlorës, pasi pa këtë pyll nuk ka jetë.

“Do të ishte më e ndershme që ta kishte një i ligë, ama të ishte mushkëria siç kaq qenë dhe siç duhet të jetë, sesa në këtë gjendje. Kaq i ndotur. Unë jam për të mbrojtur pyllin. Ky pyll edhe sikur të ishte i imi, unë nuk kam të drejtë as ta pres, as ta shes, është pjesë e Vlorës. Është mushkëria e qytetit, mushkëria e turistëve e fshatrave. Pa këtë nuk ka jetë.", thotë qytetari.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Ky pyll që u krijua nga dora e njeriut për dekada, është shkatërruar po nga kjo dorë. Përveç prerjeve pa kriter dhe bërjen e shtëpive pa leje, çdo cep i tij është i mbushur me mbeturina, materiale inerte. Laboratori i gjelbër, brezi i gjelbër i qytetit, këto janë emërtimit që i kishin vënë njerëzit këtij pylli, që tashmë është katandisur në një magazinë plehrash.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

"Është një papërgjegjshmëri e madhe e institucioneve që e drejtojnë këtë punë, por edhe komunitetit që vepron në këtë mënyrë. Para viteve ’90 vinin njerëzit dhe kishte lezet të shikoje, mbusheshin me ajër të pastër dhe shijonin bukurinë e këtij pylli. Duhet një preukopim jashtëzakonisht i madh, për të mbrojtur këtë vend.", tregon Mustafai.

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet

Mustafai nuk di ç'të bëjë që ta shpëtojë pyllin dhe nuk di nëse do të munden ta shpëtojnë ata që kanë një moshë me pyllin./Marrë nga emisioni Shqip nga Rudina Xhunga. Gusht. 2010/dritare.net

Historia e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjetHistoria e Pyllit të Sodës, krijuar me punë vullnetare 73 vjet