
Historia e dashurisë së Viktor Zhustit, me partneren 22 vjet më të re!
E Hënë 12 Dhjetor 2022, 14:02
Dritare.net
Aktori Viktor Zhusti, është në një lidhje të re dashurie. Në mediat rozë, sot lajmi për të është kryefjala. Mësohet se partnerja e tij, është Margarita Plesti, një artiste e njohur në Greqi.
Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010, me kthimin e Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.
Ngjan një histori të bukur dashurie me 22 vite diferencë. Partnerja e Zhustit është 58 vjeç dhe nënë e dy vajzave të rritura./L.F-dritare.net

















