Habit Tea Trifoni: Të afërmit e Kiarës më kërcënuan!
Dritare.net
Tea Trifoni, ish-banore e “Big Brother VIP”, e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, tha se kunati i Kiara Titos e ka kërcënuar me jetë.
“Te dera e Topit me thënë të drejtën më kanë kërcënuar, është dhe gjithë produksioni i Big Brother në dijeni. Kiara me burrin e tezes së saj, ndërkohë që po dilja nga Big Brother, pasi mbaroi shfaqja, nja dy javë më parë, pritë tek dera bashkë me kunatin e saj”, tha Tea.
Sipas konkurrentes, personi që e kërcënoi është punonjës ministrie.
“Do të të marr zvarrë, do të vras, ti je kshu ti je ashtu… Dhe po rrija dhe i thash hajde ai u largua më pas iku, dhe është punonjës ministrie ai personi më duket…“, tha Tea.
Gjithashtu zbuloi se kishte edhe persona të tjerë të pranishëm./M.T/dritare.net