GJKKO: Nuk ka kërkesë zyrtare nga avokatët e Berishës për të përjashtuar gjyqtaren
E Martë 24 Tetor 2023, 18:06
Dritare.net

GJKKO-ja ka reaguar pas kërkesës së avokatit të zotit Sali Berisha për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka. GJKKO thotë se ende nuk është dorëzuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares.
“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë.”,-deklaron zyra e shtypit në GJKKO./K.C/dritare.net