Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nga e djathta ekstreme në lidere që po ndryshon Europën

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nga e djathta ekstreme në

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zënë kopertinën e fundit të revistës prestigjioze TIME, duke u cilësuar si një prej figurave më me ndikim dhe interesante të politikës europiane.

E ardhur në pushtet në vitin 2022 përmes një force politike me rrënjë në lëvizjen neofashiste të Benito Musolinit, Meloni u kritikua gjerësisht për retorikën e saj nacionaliste dhe qëndrimet e forta ndaj emigracionit dhe identitetit europian. Presidenti amerikan Joe Biden e përmendi si shembull të rrezikut që autoritarizmi paraqet për demokracinë globale.

Por në vend që të ndiqte një linjë ekstreme, Meloni ka befasuar kritikët duke u treguar një udhëheqëse pragmatiste dhe e kujdesshme. Në politikën e brendshme ka zbutur premtimet më radikale, ndërsa në arenën ndërkombëtare është pozicionuar si një zë i qëndrueshëm konservator, duke fituar respektin e liderëve si Ursula von der Leyen, Joe Biden dhe J.D. Vance.

TIME e portretizon atë si një figurë që, pavarësisht origjinës politike, po ndikon realisht në drejtimin e Europës – një lider që nuk mund të shpërfillet./L.F-dritare.net